Apeli jep vendimin final për Tahirin

0 1,588

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nga e premtja nuk është më i dënuar por i pandehur. Gjykata e Apelit rrëzoi dënimin e Shkallës së Parë dhe rikthen çështjen për gjykim. Gjyqtari Dhimitër Lara ka vendosur ta kthejë për rigjykim në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme. Trupa gjykuese u shpreh se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri. Vendimi i Shkallës së Parë që dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 3 vite shërbim prove është rrëzuar tashmë dhe ai do të nisë betejën nga fillimi me drejtësinë.

Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara. Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi dënimin e tij me 12 vite ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit ishte i pranishëm edhe Jaeld Çela.

Në një deklaratë për mediat, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Tahiri e ka cilësuar vendimin për rikthimin nga e para të çështjes, si padrejtësi. Ai tha edhe se zvarritja është padrejtësi, sipas përkufizimit drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

“Totalisht ishte e pakuptimtë për mua që kjo histori të vazhdojë 3 vjet. E kam kuptuar që çdo fjalë e imja më shumë jepet kuptim nga ju (u drejtohet gazetarëve) se ajo që unë dua të them. Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisht për të shkuar përpara deri në fund. Gjykata e Lartë nuk ekziston, gjykata tha Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale, se cilat janë këto unë nuk e di para se të shoh vendimit. Zvarritja është padrejtësi, sipas përkufizimit drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Nuk kam bërë kompromise në kurriz të askujt, nëse kjo do kthehet mbrapsh unë prap në këmbë do jem. Me Vetting janë gjyqtarët që më gjykojnë, më intereson drejtësia, kam luftuar edhe pse kam bërë gabime. Jam të drejtë atyre që më paragjykojnë pse nuk futem në burg, ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj”.

Tahiri do të gjykohet nga e para për tre veprat penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Biseda me gazetarët

Si e konsideroni vëzhgimin e procesit nga ndërkombëtarët?

Mirë se të vijnë kushdo. Po e pashë të arsyeshme as më shkon ndërmend ti shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi, me gjykim të zakonshëm, prova, dëshmitarë, lista punësh dhe rezultatesh.

Edhe ish-vartësit tuaj duhet të vijnë?

Unë po ju them se jam i dedikuar për këtë proces, është jeta ime, nuk është një pikë në axhendë, apo një ditë pune si gjithë të tjerat, është jeta ime dhe pa asnjë diskutim do të gjej një mënyrë që ta përball sikur duhet, si gjithmonë. Më mbajnë këmbët e mia dhe lëkura ime.

Prokurori i Përgjithshëm ka folur me shqetësim për kultivimin e kanabisit…

Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vendosur pikëpyetje vetes ishte, a duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat. Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën.

Sot po fshihen?

Jo, nuk po nënkuptoj asgjë, do të ketë një kohë që të flas edhe politikisht.

Çfarë keni bërë që të gjithë po ju sulmojnë?

I jepni dot gjykim pse zvarritet procesi 3 vite dhe tani fillon nga e para?

Keni qenë ministri i cilësuar si kampion dikur…

Jam prapë kampion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.