Arjan Çani: Në Shqipëri jeta nuk ka vlerë! Po ndodhin pak vrasje, duhet të ndodhin më shumë

0 28

Arjan Çani ka folur për situatën e kriminalitetit në Shqipëri dhe faktin që janë shtuar ngjarjet kriminale, atentatet, vrasjet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se vendi është inkriminuar dhe jeta është zhvlerësuar.

“Nuk futem në detaje. Mua më është lodhur aq shumë koka me emra, mua më duken njësoj këta, nuk ka rëndësi si quhen. Një bien nga këta dhe qindra ngrihen.

Në këtë vend, unë nuk kam pritshmëri që do të ndodhte ndryshe. Këtu pak vrasje po ndodhin, duhet të ndodhin edhe më shumë. Jeta publike është e inkriminuar dhe jeta nuk ka vlerë.

Nëse më thua, që në fund të tunelit, dëshmitë e tyre do të marrin me vete politikanë dhe ti zhdukin, atëherë do të më interesonte. Nëse marrin me vete njerëz të rëndësishëm që menaxhojnë taksat tona.

Nëse marr vesh që veprojnë për llogari të tyre, bëjnë pagesa vrasjesh dhe nuk inkriminohet asnjeri i politikës, atëherë kujt i plasi?”, tha Çani.

Ai veçoi faktn se në qytetin e Vlorës, krimi do të “duket”.

“Ndodh që pas ekzekutimit të një vrasje, ka pasur rast, që ekzekutorët kanë shkuar të pinë kafe në Lungomare.

Një veçanti e krimit ndodh në Vlorë, krahasuar me qytetet tjera. Kur duan të vrasin dikë në Vlorë, ndodh që për të larë hesapet, pas vrasjes, nuk fshihen më por shkojnë në Lungomare dhe pinë kafe, e thonë njerëzit atje.

Dhe njeriut që i është vrarë p.sh. një njeri i tij, dinë ku ti gjejnë sepse ata nuk fshihen.

Ndërsa të tjerët fshihen pas aktit të vrasjes, ata nuk ikin, rijnë aty, duan të duken që kanë bërë vrasje. Duan të duken se janë vlonjatë. Nuk rrinë dot pa u dukur ata”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.