Arjola Demiri flet për ish-bashkëshortin: I kërkova të jemi miq prej fëmijëve, por nuk pranoi

0 212

Arjola Demiri ishte e ftuara e radhës në “Goca dhe Gra” ku foli për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, por foli edhe për disa detaje të tjera mbi jetën e saj private. Arjola tha pas daljes nga BBV se nuk ka pasur kontakte me ish bashkëshortin. Madje edhe pse i ka kërkuar që të jenë miq për hir të fëmijëve, kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e atij. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për t’u fokusuar te familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje. Unë nga kjo eksperiencë pas divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënieje. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha Arjola.

Leave A Reply

Your email address will not be published.