Arrestimi i bujshëm i ”El Marro”, bosi i kartelit të drogës

0 294

Forcat e Sigurisë së Meksikës kanë arrestuar liderin e kartelit të drogës, José Antonio Yépez Ortiz, i njohur ndryshe si “El Marro”-“Vareja”. Ministri meksikan i Sigurisë, Alfonso Durazo, tha se mbi Ortiz rëndojnë akuzat e krijimit të organizatës së strukturuar kriminale dhe vjedhje karburanti. Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador vlerësoi punën e autoriteteve.

Tetorin e kaluar, autoritetet në Meksikë arrestuan Ovidio Guzmán, djalin e ish-kreut të kartelit të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzmán. Autoritetet kishin muaj që kërkonin të arrestonin Yépez Ortiz pas rritjes së episodeve të dhunës në Guanajuato, territor i kontrolluar nga karteli i drejtuar prej tij.

Në muajt e fundit një luftë për territor mes këtij karteli dhe Jalisco Nueva Generacion ka bërë që shifrat e kriminalitetit të rriteshin ndjeshëm. Në Guanajuato ndodhin mesatarisht 10 vrasje në ditë. Në gjysmën e parë të vitit, shteti regjistroi të paktën 1691 vrasje, sipas të dhënave të qeverisë, duke e bërë shtetin meksikan më “vdekjeprurës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.