Arrestimi i gjyqtares, Xhixho: Pas 25 prillit sistemi i drejtësisë s’do jetë i kapur nga politika

0 315

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi arrestimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, ku tha se roli i SPAK është për t’u vlerësuar. Nga ana tjetër, Xhixho theksoi se megjithatë duhet që drejtësia të jetë e pavarur nga politika dhe se kjo gjë do të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Është një rol funksional i SPAK dhe është për t’u vlerësuar. Mendoj se roli i SPAK për raste korruptive është i mirëpritur. Pritshmëria ndaj SPAK është shumë e lartë dhe presim rezultate për atë që ka ndodhur tek Astiri, për dosjen 184, për PPP etj. SPAK është një sfidë të madhe. Reforma në drejtësi vetë ka qenë për të pasur drejtësi. Ne inkurajojmë SPAK që të vënë përpara drejtësisë të gjithë njerëzit e drejtësisë dhe funksionarë të lartë që kryejnë korrupsion. Ne duam që reforma në drejtësi të mos kapet nga politika. Pas 25 prillit, ne kemi besim se sistemi i drejtësisë nuk do jetë i kapur nga politika, por të kihet drejtësi”, tha Xhixho.

Duke folur për situatën e pandemisë, ajo tha se qeveria e ka keq menaxhuar. ”Qeveria ka keq-menaxhuar pandeminë e koronavirusit. Kjo qeveri ka dhënë shumë pak për këtë pandemi, kjo ka sjellë denoncime për manipuliim shifrash, për raste vdekjeje, apo edhe për infeksione. Këtu sistemi i drejtësisë duhet të hyjë që të zbardhë të vërtetën. E gjitha kjo ka infektuar jetën e qytetarëve. Një pronar më tha se ka hequr nga puna 2 punëtorë, sepse e ka goditur kriza nga pandemia. Kemi qeveri, që përdor policinë për të vënë gjoba për qytetarët. Qasja e qeverisë për të vënë gjoba ndaj politikanëve opozitarë, nuk është modeli që duhet të ndjekim, duhet të ketë ndërgjegjësim nga të gjithë për të respektuar masat ndaj Covid-19”, u shpreh Xhixho.

Leave A Reply

Your email address will not be published.