Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, dyshohet se vuante nga probleme mendore

0 13

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7 në Korçë, ku humbi jetën një 67-vjeçar.

Policia thotë se për vrasjen e tij është vënë në pranga fqinji i tij, si autor i dyshuar i ngjarjes. Për krimin është vënë në pranga Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, dhe mësohet se shkak për zënkën ka qenë drita e pallatit ku ata banonin.

Situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë (thikë). Autori i dyshuar për vrasjen e fqinjit, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.