Arrestohet këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila! Në pranga dhe boksieri Petrit Bardhi

0 43

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila është arrestuar nga policia italiane. Mediat bëjnë me dije se policia ka shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge.

Operacioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës

Blutë kanë lëshuar 13 urdhër arreste prej të cilëve janë ekzekutuar deri më tani vetëm 9. Mes të arrestuarve është këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë e grupit kriminal.

I përfshirë në këtë skemë është boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titty”. Ai ishte arrestuar edhe më herët në vitin 2015 bashkë me Arben Zogun në një operacion të Guardia di Finanza.

Leave A Reply

Your email address will not be published.