ARRSH: Mjetet që do të lëvizin drejt aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”

0 204

Mjetet që do të duhet të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës” për shkak të punimeve që po kryhen. Sipas ARRSH-së, n vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas”, rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, sipas ARRSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.