Arsenali bën gati 180 milionë euro për bomberin serb të Fiorentinës

0 192

Pas krizës me Aubameyang dhe me Lacazette që i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm, Arsenali është në kërkim të një bomberi. Në listën e dëshirave të trajnerit Arteta vijon që të mbetet Dusan Vlahovic.

Sulmuesi i Fiorentinës ka kontratë deri në vitin 2023 me klubin vjollcë, por që do të largohet më shpejt. “Topçinjtë” janë të gatshëm që të investojnë plotë 180 milionë euro, duke përfshirë në të dhe kartonin, rrogën si dhe komisionet e agjentëve.

Arsenali kërkon të shpejtojë, pasi është gati që ta rrëmbejë që në janar. 70 milionë do të derdhën në arkën e klubit të Fiorentinës, ndërkohë që është gati t’i japë 17 milionë euro në sezon lojtarit, si dhe 18 milionë në total si komision agjentit të tij. Vlahovic ndërkohë nuk është i bindur nga oferta, pasi kërkon një ekip që do të luajë në Champions në sezonin e ardhshme, një dëshirë që Arsenali vështirë se ja realizon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.