Artan Fuga: Nuk fle lepuri në Sofie!

0 18

Nga Artan Fuga

Lidhur me mundësinë ose jo të hapjes të negociatave me BE konstatohet një nervozizëm i pashpjegueshëm nga ana e lidershipit politik qeveritar në Shqipëri!

Presione psikologjike, fjalë që kalojnë maturinë diplomatike, adresime disi fyese ndaj BE, një lloj vetëkënaqësie a thua ne jemi margaritari i qelibartë dhe moskuptim i gjeopolitikave të sotme që kondicionojnë gjithçka.

Sot u arrit që BE u quajt impotente! Pse me shqelm do ta hapim derën e BE ne mo? Në vend të analizave të ftohta, veprimeve të matura, kërkesave pragmatike, ka një rrëmujë pasionante thirrjesh që dëmtojnë!

Duhet ruajtur serioziteti i shtetit, çelja e negociatave kërkon maturi, nuk është një miting elektoral në Yzberisht, a takim me patronazhistë! Si është e mundur që Kuvendi i Shqipërisë fle për këtë çështje, po Komisioni i punëve të jashtme, i integrimit, lëre pastaj opozitën se nuk po kërkoj gjë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.