Artisja Aliaj lë spitalin Covid: Hyra pa ndjenja, pashë shoqen e dhomës duke vdekur. Mbani maskën

0 279

Pandemia e Covid-19 ka treguar se jeta është një thikë me dy presa. E prekur nga virusi vdekjeprurës më 12 nëntor, artistja Justina Aliaj ndau detaje procesi i saj i shërimit nga Covid-19, teksa ditën e sotme la edhe spitalin. Artistja apeloi që të gjithë të vënë maska, ndërsa thotë se për të kjo nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë dhe shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë. Unë shoh shoqen e dhomës duke vdekur, nuk ka trishtim më të madh mbani maskën, ai është shpëtimi ynë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, ajo rrëfeu se ishte futur në ambientet e këtij spitali krejtësisht pa shpresa se do mund të dilte më nga aty, por mjekët i qëndruan pranë dhe bënë të mundur që Aliaj të përjetonte këtë moment.

”Në këtë derë të Infektivit unë shpëtova nga doktorët që me morën në dorë, dhe nga fjalët e doktorëve qëmë sollën fjalën tuaj. Nuk kishte gëzim më të madh kur më vinte fjala jua. Falenderoj stafin e këtij spitali, falenderoj doktorët nga fëmijët e mi që shpëtuar nënën time. Nuk do harroj kurrë, Najada Çomon, ajo më ka shpëtuar, më ka shpëtuar kujdesi i pafund i Ritës, që nuk e dija në çfarë pozicioni rrite kur hunte në një dhomë, sanitaret, infermieret. Pashë këtu që betimin e Hipokratit këta e kanë bërë me të vërtetë. Nuk do harroj kurrë që janë heronj direkt. Më falni që jam e emocionuar, një dëshirë kam është e zorshme e tmerrshme të hysh në këtë derë për fajin tim apo tënd për një maskë”, rrëfeu Aliaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.