Artjola Toska: Nuk po duroj më…

0 508

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja e njohur Artjola Toska. Artjola promovoi këngën e saj më të re “Ditëlindja”, por na mësoi dhe çfarë bën këtë periudhë karantine. Këngëtarja thotë se ka sfiduar veten dhe ka gatuar këto kohë, sepse me gatimin nuk i ka marrëdhëniet shumë mirë.

Artjola na mësoi se kush i mungonte më shumë këtë kohë, dhe ai ishte bashkëshorti. ”Nuk po e përballoj më tepër sepse u bë kaq kohë pa bashkëshortin dhe është e tepërt kaq”.

”Me brumërat nuk e kam mirë marrëdhënien, nuk e kam marrëdhënien mirë tek gatimi në përgjithësi. Pastaj ha më tepër, por edhe pa pulën me pilaf s’bëj gjë. Byrekun me qumësht e qaj. Fërgesën e qaj, sepse ja kam marrë dorën mirë. Duke qenë siç e thash më parë, nuk po e përballoj më tepër sepse u bë kaq kohë pa bashkëshortin dhe është e tepërt kaq. Deri kohët e fundit isha me mamin dhe motrën në Itali, kam vëllain në shtëpi, me shoqërinë flasim në Skype. Më tepër takohemi në aeroporte dhe koncerte me miqtë e mi të ngushtë. Unë jam e angazhuar dhe e zënë vetëm fundjavave. Gjatë javës rri në shtëpi, pi kafe me bashkëshortin”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.