AstraZeneca, vaksina provohet për herë të parë tek fëmijët

0 255

Vaksina britanike anti-covid, AstraZeneca ditën e djeshme ka nisur eksperimentin e saj të ri, për të testuar nëse ajo është efektive edhe tek fëmijët. Studiuesit do të përdorin 300 fëmijë vullnetar nga mosha 6 deri në 17-vjeç në Britaninë e Madhe për të parë sesi do të reagojnë ata ndaj vaksinës AstraZeneca kundër virusit vdekjeprurës.

Sylvia Hobson, 12-vjeç një ndër vullnetaret e eksperimentit, tha se vendosi të merrte pjesë në të pasi donte të kontribuonte sado pak në këtë luftë të përbashkët kundër Covid-19.

”Unë doja ta bëja vaksinën pasi ky virus ka shkatërruar jetën e të gjithëve. Ne po kalojmë një kohë shumë të vështirë, dhe pasi përmes kësaj mund të ndihmoj sado pak, doja ta bëja”, tha ajo. Kurse 16-vjecarja Tilda tha se vaksina kundër Covid-19 ishte më mirë seç mendonte se do të ishte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.