Atentat në Fushë-Krujë, plagoset me armë Marklen Haka

0 42

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në hyrje të Niklës në Fushë-Krujë. I plagosur ka mbetur Marklen Haka, i njohur si anëtar i bandës së Niklës.

Sipas News24, Marklen Haka dhe autori kanë qenë të dy në rrugë. Autori e ka qëlluar me armë dhe është larguar.

Mësohet se Haka ka marrë një plumb në fytyrë.

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.