Atentati ndaj shefit të Policisë/19-vjeçari: Shkak një konflikt pronësie, isha i dehur

0 79

Pasi dëgjoi thirrjet e të atit për vetëdorëzim, 19-vjeçari i cili akuzohet se është autori për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësi të Madhe, ka treguar edhe arsyet që e çuan në këtë ngjarje e cila mund të ishte kthyer edhe në tragjedi, pasi në automjet bashkë me Mentorin ishin babai dhe bashkëshortja e tij. Ilirjan Hasanaj deklaruar se e ka qëlluar Mentor Hasanajn për arsye pronësie, duke pasur parasysh një konflikt të vjetër që kishte dëgjuar nga babai i tij. Hasanaj më tej shton se në momentin që ka qëlluar drejt makinës së shefit të policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe e ka bërë pa e menduar një gjë të tillë.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar ne rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur më vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë dite. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Eshtë nje konflikt i vjeter pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur”, ka thënë ai.

Në dëshmi ai ka sqaruar edhe rolin 23 vjeçarit Verzan Bajrakurtaj, për të cilin tha se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe as dijeni për plagosjen. Sipas tij Bajrakurtaj thjesht e ka ndihmuar që të largohej nga vendi i ngjarjes. “Duke qenë drejtor me erdhi në mendje se mund të na pengonte te pronësia por çdo gjë ka qenë në atë moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bërë unë por thjesht e kam thirrur duke i thënë që te më merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam veteëdorezuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfarë kam bërë”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.