Audituesit ligjor dhe kontabilistët e miratuar – BMP: Vetëm 52 nga 250 të kontrolluarit plotësojnë kriteret

0 90

Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka publikuar njoftimin mbi verifikimin e veprimtarisë së Kontabilistëve të Miratuar dhe Audituesve Ligjorë sipas së cilit ka rezultuar se nga 250 Kontabilistë të Miratuar që aktualisht janë verifikuar, vetëm 52 plotësojnë kriteret “Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të organizatave profesionale dhe profesionit të kontabilistit të miratuar” , dhe legjislacionit në fuqi.

Sipas njoftimit të gjithë ata që nuk përmbushin kërkesat është kërkuar realizimi i tyre brenda periudhës tranzitore të parashikuar në kuadrin rregullator. Gjithashtu, brenda periudhës tranzitore për 9 zotërues të titullit Kontabilist i Miratuar është kërkuar përmbushja e disa kritereve në mbështetje të kuadrit rregullator në fuqi përpara publikimit në listën e miratuar të Kontabilistëve të Miratuar, shkruhet në publikim.

Sipas BMP janë marrë masa administrative për 10 Auditues Ligjorë në përputhje me kërkesat ligjore dhe sanksionet e marra parashikojnë ndëshkim me gjobë deri në pezullim licence në mbështetje të nenit 55 të ligjit të sipërcituar lidhur me shkeljet dhe masat disiplinore

Për të gjithë zotëruesit e tjerë të titullit Kontabilist i Miratuar të cilët nuk janë pasqyruar në listën e miratuar, është duke u bërë një investigim më i hollësishëm mbështetur në dispozitat ligjore dhe kuadrin rregullator në fuqi, thuhet në njoftim. “Në funksion të interesit të publikut dhe në kuadër të veprimtarisë së vet, BMP është duke monitoruar dhe do të vijojë të mbikëqyrë më shumë përgjegjësi ligjore veprimtarinë e shërbimeve të profesionistëve kontabël dhe organizatave profesionale përkatëse.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.