Australia rrit normat e interesit për herë të parë prej 2010-ës

0 44

Banka Qendrore e Australisë ka rritur normat e interesit për herë të madh në më shumë se një dekadë, me qëllim të zbutjes së çmimeve në rritje të konsumit.

Norma kryesore e kredisë është rritur për 25 pikë bazike në 0.35 për qind, duke shënuar rritjen e parë prej nëntorit të vitit 2010.

Banka ka thënë se inflacioni “është rritur dukshëm dhe më shumë sesa është pritur” duke dhënë shenja se mund të ketë rritje shtesë në normën e interesit.

Ky vendim e ka vendosur institucionin bankar në qendër të debatit politik për gjendjen ekonomike të Australisë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 21 majit.

Kryeministri, Scott Morrison, i cili është duke udhëhequr nëpër sondazhe, ka thënë se rritja e inflacionit është rezultat i trendeve botërore.

Sikurse konsumatorët në gjithë botën, australianët janë goditur nga rritja e çmimeve të ushqimit dhe naftës.

Norma vjetore e inflacionit në Australi tani ka shkuar në 5.1 për qind.

Mirëpo çmimet e shtëpive janë rritur për vite me radhë, ndonëse me pagat nuk ka ndodhur njëjtë.

Sidnej dhe Melbërn janë në mesin e shteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar. /REL

Leave A Reply

Your email address will not be published.