Austria drejt bllokimit total

0 336

Austria po shkon drejt bllokimit total. Njoftimi pritet të bëhet nesër gjatë një konference shtypi nga kancelari Sebastian Kurz.

Pothuajse, dy javë pas të ashtuquajturit bllokim të butë, me një shtetrrethim në mbrëmje, infeksionet vazhdojnë të rriten, me mbi 9,000 raste të reja në ditë.

Sipas të përditshmes “Der Standard”, po shikohet mundësia e mbylljes së të gjitha bizneseve jothelbësore, ndërsa qeveria aktualisht po shqyrton ende mbylljen e kopshteve dhe shkollave fillore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.