Autobusi instalacion mbi Lanë? Veliaj kërkon mendimin e qytetarëve

0 64

Një natë pasi autobusi i linjës së Unazës në Tiranë ra në Lanë, kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajs I është kërkuar që mjeti të qëndrojë aty dhe të kthehet në një instalacion ndërgjegjësues.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku I Tiranës përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Nisur nga kjo kërkesë Veliaj e ka shtruar si pyetje në rrjetet sociale, duke iu drejtuar qytetarëve për mendim.

“Fatmirësisht aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet qe pa pasoja për jetën! Por teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë veta propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë! Si mendon shumica?”,-shkruan Veliaj në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.