Autobusit i plas goma dhe përplaset me shtyllën, 6 të plagosur

0 30

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku një autobus është përplasur me një shtyllë. Mediat fqinje raportojnë se si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 pasagjerë.

Sipas informacioneve, autobusit i ka plasur goma dhe më pas është përplasur me shtyllën në anë të rrugës.

Brenda ndodheshin disa persona, ndërsa nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë gjashtë persona, mes tyre edhe shoferi. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në Spitalin Tzanios.

Leave A Reply

Your email address will not be published.