Autori i memeve procedohet penalisht, Genc Sejko: Ja për çfarë akuzohem

0 18

Aktivisti dhe autori i shumë memeve, Genc Sejko, ka folur për protestat pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga Policia e Shtetit. Sejko tregoi se prokuroria ka nisur tashmë një procedim ndaj tij për organizim të protestave dhe për inkurajimin e njerëzve për të marrë pjesë në to. Ai shtoi se prokuroria ka si prova vetëm statuset në rrjetet sociale, në të cilat nuk bëhet thirrje në asnjë moment për dhunë.

”Akuzohem se nëpërmjet postimeve kam organizuar protestat e 7 ditëve të fundit, ose disa prej tyre. Ose më mirë, i kam inkurajuar të marrin pjesë në protestë. Akoma jam në kontakt me avokatin. Më thanë që nuk kisha nevojë për avokat, sepse po pyetesha si person në dijeni. Më pas, më thanë që me statuset e mia kam bërë shkelje penale dhe do të ndiqem si person, për të cilin është hapur procedim penal. Nuk më pyetën gjë tjetër përveç statuseve në Facebook. Ata donin të dinin gjithashtu nëse faqja ishte e imja. Ishte një kurth ku unë shkova vetë. E dija pse më kishin thirrur. Nuk kam bërë thirrje për protesta të dhunshme, nuk është në karakterin tim. Kërkuam largimin e Sandër Lleshaj dhe ai u largua. Kërkuam reformimin e Ardi Veliut dhe reformimin e qeverisë. Asnjë gjë nga këto nuk është thirrje për dhunë”, tha Sejko ç[r ”A2cnn”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.