Babai i 15-vjeçares në shesh: E dëgjova në Kuvend por Rama s’bën asgjë

0 366

Shoqëria civile, artistë, studentë dhe qytetarë të thjeshtë janë bërë bashkë në një protestë kundër abuzimit seksual të të miturëve. Rasti i abuzimit nga roja e shkollës e së miturës nga mosha 12 deri në 15-vjeç, tronditi opinionin publik si edhe ka nxitur një debat të madh në vend.

Pjesë e protestës që po mbahet tek sheshi ”Nënë Tereza”, është edhe babai i vajzës së abuzuar nga ish-roja e shkollës ”Azem Hajdari” në Babrru.

”Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele. Fëmijët t’i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më tqë urtë dhe ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë. I lutem ministres së arsimit. Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Veç mos daltë gjallë se kam me e vra. E di qeveria, nëse qeveria s’e kalb në burg sepse do t’ja jap unë dënimin. Unë u bëra sebep që fola”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.