Babai i Çiljeta Xhilagës humb betejën me Covid-19

0 308

Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga e ka humbur betejën me Covid-19. Para disa ditësh, u mësua se babai i Çiljetës ishte prekur nga virusi dhe ishte shtruar tek “Shefqet Ndroqi”.

Çiljeta ka vendosur edhe shiritin e zi në foton e saj të profilit në Instagram duke dhënë kështu lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të personit të shtrenjtë.

Kujtojmë se javën e kaluar, këngëtarja mungoi në emisionin “Wake Up” pasi babai i saj ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Këtë e bëri të ditur vetë moderatori i programit, Isli Islami.

Leave A Reply

Your email address will not be published.