Babai vret 22-vjeçaren: Erdhi vonë në shtëpi

0 323

Irani është tronditur nga një tjetër ”vrasje nderi”. Një 22-vjeçare u vra nga babai i saj. Reyhaneh Ameri, nga Kerman në qendër të Iranit, u godit me një levë hekuri, pasi sipas raportimeve erdhi vonë në shtëpi.

Mediat vendase thanë se ajo kishte mbijetuar për 24 orë pas sulmit por kishte ndërruar jetë nga humbja e gjakut. Babai pranoi vrasjen dhe shoqëroi oficerët në vendi ku kishte hedhur trupin e saj.

Monitoruesit vendas të të drejtave të njeriut thanë se megjithë mizorinë e sulmit, Rayhaneh kishte dhënë shpirt vetëm dy orë para se policia ta gjente. Oficerët thanë se babai i Rayhaneh i kishte thënë më parë gruas se do ta vriste bijën dhe se kishte tentuar diçka të ngjashme edhe në vitin 2017.

Leave A Reply

Your email address will not be published.