Balla akuza të forta ndaj Berishës: Je përgjegjës për masakrën në Bosnje

0 43

Kuvendi i Shqipërisë, Shqipëria e ka dënuar, e dënon dhe do ta dënojë gjithnjë tragjedinë e Bosnjës, dhe ka përshëndetur të gjitha dënimet shembullore të masakrës së Hagës. 8 mijë boshnjakë myslimane kanë humbur jetën, dhe besoj se në 11 Korrik, biem të gjithë dakord që të kemi një seancë për të përkujtuar këtë masakër.

Kur ka ndodhur kjo masakër e Srebrenicës, në 11 Korrik 1998, ja kam thënë dje zotit Shehu, se me këtë përfaqësuesin e botës së përtejme, kjo që sapo dëgjuam duken si turpërimi, është e pakuptueshme, është njeriu i vetëm që në këtë sallë, që kanë përgjegjësinë direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe.

Erdhe si çjapi te kasapi sot, kisha kohë që e prisja të thosha këto fjalë, gjenocidi serb është ushqyer me naftën prej teje, në 25 Prill të 1998, rreth 3 muaj përpara kësaj tragjedie, Nju Jork Times, publikon një raport të zv,presidentit amerikan, ku thuhet se Shqipëria po furnizonte me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje.

Të vjen mirë zotrote që ti ke thyer embargon për të furnizuar Serbinë me naftë, është shkruar në raport. Ndaj vjen çudi e madhe, se pse Amerika u kujtua për Saliun, ku e gjen ti guximin që vendos firmën i pari.

Njeriu pas kaq shumë kohësh e ndjen një keqardhje, ti ke përgjegjësinë direkte për këtë. Po të mos e furnizoje ti me naftë ushtrinë jugosllave nuk do të kishte ndodhur kjo. Është fundi i botës. Nuk mund të shkosh deri në këtë nivel të mazokizmit. Ti nuk duhet të ishe fare në këtë sallë, je kot fare, kjo është një vepër penale që nuk parashkruhet, ajo që të them unë Sali, është që kjo vepër penale nuk parashkruhet.

Ne nuk mund të përdoremi në këtë Kuvend nga një person i botës së përtejme, thyerja e embrargos të kombeve të bashkuara duhet të rihapet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.