Balla dakord me Alibeajn: Rimblidhemi më 10 maj për zgjedhjen e Presidentit

0 49

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka pranuar kërkesat e opozitës për ta bërë Konferencën e Kryetarëve më 10 maj. Balla tha se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më 16 maj.

Alibeaj kërkoi që momenti i nisjes së zgjedhjes së Presidentit të ishte 10 maji. Ndërsa PS kishte propozuar që dita e sotme, pra data 4 maj të konsiderohej si fillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit dhe për rrjedhojë, raundi i parë i votimit të jetë data 10 maj.

Por Enkelejd Alibeaj u shpreh kundër këtyre date, duke argumentuar që publikut t’i jepet mundësia për të qenë i mirëinformuar.

“Jam i gatshëm që ta negocioj. Ne duam një president me të gjitha palët. Ne duam një presidenti të të gjithë shqiptarëve. Nëse jemi gati t’i japim shqiptarëve një presidenti të të gjithëve jemi gati. Jam këtu për të kërkuar që në asnjë aspekt të mos bëjmë shkelje që produkti i procesit të jetën anti-kushtetues. Nëse ju do insistonit deri në fund se doni më shumë kohë që data e fillimit të jetë data 10 e vetmja zgjidhje është që konferenca të ndërpresë punimet dhe të vazhdojë mbledhja në datën 10. Konferenca e Kryetarëve rimblidhet me datën 10 dhe me datën 16 të jetë raundi i parë. Për pjesën e dytë, e përcakton kushtetuta”- tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.