Balla: Me Berishën nuk do ketë negociata për asgjë, për ne nuk ekziston

0 39

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një dalje për mediat ditën e sotme pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist u shpreh i prerë se maxhoranca nuk do të ketë negociata me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Balla tha se me Sali Berishën s ‘ka dhe s’do ketë negociata për asgjë, jo vetëm për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm në vend.

“Sali Berisha nuk ekziston as si grup parlamentar. Është një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Sali Berisha nuk është një grup parlamentar. Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Sali Berisha për ne nuk ekziston dhe me diçka që nuk ekziston nuk ke pse negocion. Unë di që në Kuvendin e Shqipërisë ekzistojnë të depozituara si grupe parlamentare ai i Alibeajt, Doda dhe Mediu. Ky është një proces ekskluziv brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.