Balla për 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare: Përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme

0 25

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, Taulant Balla theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane në vendin tonë.

balla

Në një konferencë të zhvilluar në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve, Balla deklaroi se SHBA mbetet aleati ynë strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

“Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, ndërsa Kosova shtet i pavarur. DBashkëpubniimio me SHBA0-në është në nivelet më të shkëlqyera, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Mbështetja që SHBA i kanë dhënë gjatë këtyre viteve Shqipërisë përmes agjencive, po shoqërohet me investimet amerikane në sektorët strategjik të ekonomisë shqiptare, siç ishte dhe nënshkrimi i memorandumit të Al Gazit. Numri i bizneseve amerikane është ende i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën e Shqipërisë. Për ta mbyllur këtë fjalë hapëse me një fjalë të ish-Presidentit Ëilliams. Për krijimin e një paqe të qëndrueshme, keni nevojë marrëdhënie të mira. SHBA janë aleati ynë i rëndësishëm strategjik. Janë parësore dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Pavarësisht se nga çfarë partie vjen Presidenti i SHBA-së, ne jemi mirënjohës. Një falënderim për ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si përfaqësues të Presidentit amerikan” – tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.