Balla tregon negociatat me Idrizin dhe Mediun: Janë gati të sjellin emra konkretë

0 44

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një komunikim për mediat tha se ka pasur një bashkëbisedim pozitiv me dy prej tre grupeve të opozitës lidhur me procesin për presidentin e ri.

Balla tha se në bashkëbisedim me Fatmir Mediun, ky i fundit e ka informuar për një qasje të re për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë.

“Kemi zhvilluar sot një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. Sikurse u kanë komunikuar kolegët e opozitës, PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Me të dyja grupet parlamentare që kemi biseduar, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës për të një përpjekje që zoti Mediu po bën. Vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e bisedimeve”, tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.