Balliu: Shqipëria digjet, Rama krihet. Kërkon të ruajë kokën nga drejtësia

0 25

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një postim në facebook, thotë se kur Shqipëria digjet, kryeministri Edi Rama ka përqëndruar të gjithë fuqinë e tij në vjedhjen e zgjedhjeve kur pandemia e Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit. ”Me sa duket në Shqipëri e vetmja gjë që rritet janë taksat, vjedhjet qeveritare, narkotrafiku, vrasjet dhe të prekurit me Covid. Qëndrimi i kryeministrit fakton se fillimisht ai nuk do tja dijë dhe nuk ka kohë të merret me qytetarët, pasi interesi i tij është vjedhja”. Sipas tij, thelbi i jetës së tij politike tani është tek mbajtja e pushtetit me çdo çmim për të ruajtur kokën nga drejtësia.

Postimi i plotë

SHQIPËRIA DIGJET KRYEMINISTRI KRIHET

Në kulmin e depresionit ekonomik ku Shqipëria e shqiptarët humbin me mijëra vende pune, ku borxhi publik ka arritur majat më të larta në histori, ku çdo ditë bizneset e vogla po falimentojnë, ku papunësia ka arritur në shifra të llahtarshme, Kryeministri merret me ndarjen e rajoneve, ngritjen e skemës shtetërore për vjedhjen e zgjedhjeve.

Del në ekranet e TV, dhe flet me orë të tëra e nuk thotë asgjë për askend përveç vetes. Ndërkohë që Kryeministri ka përqëndruar të gjithë fuqinë e tij në vjedhjen e zgjedhjeve, pandemia e Covid 19 ka dalë jashtë kontrollit, hetimi epidiomologjik ka ndaluar, spitalet janë mbipopulluar me pacientë, shifrat e të infektuarve po rriten çdo ditë e më shumë.

Me sa duket në Shqipëri e vetmja gjë që rritet janë taksat, vjedhjet qeveritare, narkotrafiku, vrasjet dhe të prekurit me Covid. Qëndrimi i Kryeministrit fakton se fillimisht ai nuk do tja dijë dhe nuk ka kohë të merret me qytetarët, pasi interesi i tij është vjedhja.

Të gjitha këto i di shume dhe vetë Kryeministri dhe si pasojë kupton që me votë nuk e mban dot pushtetin, ndaj thelbi i jetës së tij politike tani është tek mbajtja e pushtetit me çdo çmim për të ruajtur kokën nga drejtësia. Ky qëndrim në vetvete është një krim që duhet ndëshkuar me votë që nesër të ndëshkohet Rama me ligj për aferat e tij korruptive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.