“Ballkani i Hapur”, Vuçiç zbulon datën e takimit të radhës

0 43

Presidenti serb Aleksanër Vuçiç këtë të mërkurë ka bërë me dije se pas një komunikimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me atë të Maqedonisë Dimitar Kovacevski, është vendosur që takimi i radhës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, të zhvillohet në qershor.

Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se takimi është lënë pas një komunikimi virtual me dy kryeministrat.

Nga fotot e publikuara nga Vuçiç, shihet se në takim kanë marrë pjesë edhe ministra.

Ndër të tjera presidenti serb thotë se është rënë dakord të zhvillohet një panair kulinarie, duke theksuar se në Ohër do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit.

Një ditë më parë, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ia dha një “shuplakë” nismës së promovuar fuqimisht nga kryeministri Edi Rama, Ballkanit të Hapur.

Ajo u shpreh se Ballkani i Hapur është një nismë jashtë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Santos theksoi se rruga më e mirë për Ballkanin është përmes partnerëve europianë dhe procesit të anëtarësimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.