Balluku takim me homolgun grek: Bashkëpunojmë në shkëmbimin e energjisë

0 140

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është e pranishme në një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar një takim me Ministrin e Energjisë dhe të Ambientit, Kostas Skrekas.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ajo ka zbardhur temat e diskutimit me homologun grek.

Balluku shkruan se me Skrekas kanë folur për një sërë projektesh mes Shqipërisë dhe Greqisë, teksa thekson se gjithashtu ndanë mendimin për forcimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, veçanërisht në shkëmbimin e energjisë, në një kohë kur kriza energjetike ka përfshirë mbarë globin.

“Gjatë vizitës zyrtare në Athinë, pata kënaqësinë të takoja homologun Kostas Skrekas, Ministër i Energjisë dhe Ambientit. Diskutuam në prani të skuadrave tona, mbi hapësirat për të çuar përpara një sërë projektesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndamë mendimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, veçanërisht në shkëmbimin e energjisë këto kohë sfiduese kur kriza energjetike nuk ka kursyer askënd. Ndamë eksperiencat tona në menaxhimin e krizës dhe u angazhuam për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen”, shkruan Balluku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.