”Banda e Arkanit mund të më vriste”, Arjan Konomi: Albin Kurti më shpëtoi jetën

0 88

Gazetari dhe opinionisti, Arjan Konomi ka rrëfyer një episod të jetës së tij, dhe lidhet me një vizitë në Kosovë gjatë luftës me Serbinë. I ftuar në “Kojshia Show”, Konomi ka treguar se në ato momente ndodhej në Kosovë për të bërë një raport për UÇK-në, dhe se ka rrezikuar shumë.

Ai ka thënë se teksa ka qendruar në një hotel, është hasur nga banda e Arkanit. Më tej, pohoi se në ato momentë serbët mund ta vrisnin, por e shpëtoi Albin Kurti duke e strehuar në një familje.

”Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, ata studentë me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar te ”Hotel Grandi”, aty ishte banda e Arkanit dhe policia serbe. Nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se nuk kisha celular në atë kohë. Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, tha Konomi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.