Banka Botërore: Ekonomia shqiptare do të tkurret me 8.4%

0 339

Ekonomia e shqiptarëve do të bjerë me 8.4% këtë vit. Kësaj radhe është Banka Botërore që jep këtë parashikim edhe më të zymtë nga sa priste në mesin e vitit.

Recesioni do të ndikohet veçanërisht nga rënia e thellë e konsumit dhe tkurrja e eksporteve. Goditja e sektorit të turizmit shihet, gjithashtu, si një faktor kyç, ndërsa Banka vlerëson se masat e qeverisë nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar punonjësit e shumtë në të zezë, që sot përballen me vështirësi të mëdha financiare.

Banka Botërore parashikon edhe një rritje të borxhit publik në nivelin 81.3% dhe vështirësi të mëdha në mbledhjen e taksave në vijim. Rimëkëmbja në vijim parashikohet e dobët, ku rihapja e vendeve të mbyllura të punës do të hasë shumë vështirësi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.