Basha: ”Freedom House” rrëzon maskën e skaduar të demokracisë fasadë

0 334

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha, raporti i ”Freedom House”, rrëzon maskën e skaduar të demokracisë fasadë. Përmes një postimi në facebook, Basha thekson se zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni, tregon se ka rënë fusha e qeverisjes demokratike. ndaj dhe thirrja e kreu të PD-së, është që ”Ne duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve, t’ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standartet demokratike në vend. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm”.

Postimi i plotë

Bashkë me maskat e skaduara të qeverisë, ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri. Freedom House arrin në këtë konkluzion në raportin e saj të fundit që tregon se vendi ynë ka berë hapa prapa ne nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave. Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni.

Të gjithë e shikojmë sot në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike sa të vërteta janë këto raporte ndërkombëtare për dështimet e qeverisë.

Sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk punojnë më për njerëzit, ato punojnë për një grup në pushtet që vjedh pasuritë publike, që gënjen dhe mashtron, dhe që i braktisi njerëzit gjatë pandemisë kur ata kishin më shumë nevojë se kurre për shtetin.

Ne duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve, t’ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standartet demokratike në vend. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm!

Leave A Reply

Your email address will not be published.