Basha-Gjiknurit: S’jemi larguar, gati propozimet e reja për Reformën Zgjedhore

0 29

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryetarit të tryezës për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurit i cili tha se pas mbledhjes online se do i kërkojë zyrtarisht opozitës që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër dhe nëse nuk duan të vijnë është vendim i tyre.

Nga ana tjetër, Basha u shpreh se opozita nuk është larguar kurrë nga tryeza dhe se janë të gatshëm që ta përfundojnë Reformën.

”Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Qeverisë i ka munguar vullneti për propozimet tona. Kemi gati propozime të tjera. Nëse qeveria është e sinqertë s’ka pse të presë por jemi gati që nesër për të përfunduar një orë e më parë Reformën. Për ti dhënë shqiptarëve një qeveri legjitime që të kujdeset për fatin e shqiptarëve”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.