Basha i përjashtoi nga grupi, Tritan Shehu i drejtohet kryeparlamentares: Mos u bëni palë, dokumentet e paraqitura për largimin tonë janë nul

0 161

Deputeti Tritan Shehu tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, se vendimi për të përjashtuar atë dhe deputetë të tjerë nga grupi parlamentar i PD është nul.

Ai risolli në vëmendje Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e datës 18 e sipas Shehut, dokumentet e paraqitura në Kuvend janë të pavlefshme. Shehu kërkoi nga kryetarja Lindita Nikolla që të mos bëhet palë dhe të paraqesë dokumente e fakte që shtrembërojnë realitetin.

“I uroj të gjithëve fillimin e këtij sesioni. Po fillojmë keq, po fillojmë me dokumente nul. Ju jeni në dijeni të ndryshimeve që ka partia pas Kuvendit e referendumit të datës 18. Ato janë dokumente që duan të bëjnë veprime staliniste, por në një realitetet tjetër. Ju bëj thirrje që të mos bëheni bashkëpunëtore dhe të behën palë me këto ndryshime anti-kushtetuese.

Prandaj, para se t’i referoheni dokumenteve, duhet të verifikonit, thërrisnit dokumentet që kanë ardhur dhe më pas të paraqiste Kuvendi ato dokumente që janë paraqitje e shtrembër e realitetit. Ne duhet të ecim përpara bazuar me situatën e re të krijuar”, u shpreh Shehu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.