Basha mbledh aleatët, ja çfarë po ndodh në selinë blu

0 150

Një tjetër takim i aleatëve të PD-së. Këtë të martë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur aletatët në selinë blu. Mësohet se në qendër të takimit do jetë situata e vendit nga Covid-19 dhe për mbledhjen e nesërme për Reformën Zgjedhore.

Gjatë kësaj mbledhje, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtarë të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës, nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri në fillim të muajit mars kur puna u ndërpre për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Dje Basha zhvilloi një takim me Kryesinë. Në datë 25 po të muajit të kaluar, ai zhvilloi një takim me strukturat duke u kërkuar që të dalin në terren.

Leave A Reply

Your email address will not be published.