Basha mbledh sot Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

0 22

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë forumet më të larta vendimarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, për të vendosur ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2021.

Mësohet se ky komision do të përbëhet nga 5 persona dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona. Detyra e komisionit të Vlerësimit është seleksionimi i kandidatëve të propozuar për deputetë. Pritet që në krye të këtij komisioni të jetë Genc Ruli, ndërsa njëri nga anëtarët do të jetë Besnik Mustafaj.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga PD-ja, Komisioni mund të ketë si anëtare edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias. Ndërkohë përveç procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, demokratët kanë nisur nga puna edhe për finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjen e strukturave për zgjedhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.