Basha në SPAK, Berisha: Askush s’e mori vesh rolin e tij në organizatën kriminale

0 162

Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në SPAK për të dëshmuar për dosjen ‘Toyota Yaris’, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se askush nuk e mori vesh rolin e tij në këtë organizatë kriminale.

Deklaratat Berisha i bëri nga Vora, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë të Lirisë”.

“Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqenëse ata që po punojnë aq shumë kundër jush, sot e kishin ditë të zezë. Ëngjëll Agaçit i doli dosja me general Lisin me të cilin ka afera edhe Edi Rama. Antimafia italiane është një prokurori e shkëlqyer që ndihmon kombin e vet. Sot në Tiranë kishin zbarkuar një skuadër e tërë prokurorësh të Belgjikës. Lulzim Brava nëse ju kujtohet ju në parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota Yaris. Askush nuk e merr vesh cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale. E bënë votimin para se të nisej në prokurori”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.