Basha nga Velipoja: Qeveria e PD-së do të heqë taksën e Rrugës së Kombit (VIDEO)

0 12

Këtë të premte, kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Velipojë, ku premtoi heqjen e taksës në Rrugën e Kombit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë dhe pronarë të bizneseve, Basha tha se duke ndihmuar biznesin e vogël i japin oksigjen ekonmisë shqiptare.

“Sot do të kem një takim me kryeministrin e Kosovës, një nga çështjet që do t’i parashtroj është që të heqim çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë. Taksa e Rrugës së Kombit dhe çmimi i naftës janë dy pengesa. Kur të vijmë në qeveri do të heqim taksën e rrugës së Kombit. Nga 140 mln lekë të vjetra do jenë biznes i vogël. Biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor. Duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.