Basha: Plani ynë me 5 hapa jo elektoral, por plan rimëkëmbjeje

0 282

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas vizitës në një fasoneri në Vorë, theksoi se plani me 5 hapa që u prezantua dje nga PD-ja nuk është program elektoral, por plan rimëkëmbjeje për 6 muajt në vazhdim.

”Plani i prezantuar nuk është programi ynë elektoral, por plani për këto 6 muaj. Sado të merret me opozitën dhe të shajë me gjuhë vulgare prej palaçoje, Rama nuk e mbulon dot të vërtetën: tavolinat e shqiptarëve janë boshatisur prej vendimeve të tij. Plani ynë i rimëkëmbjes është kërkesa që i shtrohet qeverisë në ikje që të lërë palaçollëqet, të ndalë vjedhjet dhe të çojë paratë aty ku kanë nevojë shqiptarët”, shtoi Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.