Basha: Pranojmë listat e hapura 100% por me një kusht

0 305

Opozita e bashkuar pranon hapjen e listave të hapura 100% në zgjedhjet parlamentare, por i vuri një kusht palëve të tjera politike që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve.

”Mbështesim hapjen 100% të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen dhe të qëndrojnë siç janë sot. Ky propozim është i drejtë. Nuk mund të thuash që hapim listat, por deputetët kryesorë i zgjedh partia”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, Basha tha se këtë qëndrim dy personat e mandatuar nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, do ta parashtrojnë gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.