Basha: Rama gjobit qytetarët për të mbushur thesarin. Spitalet Covid kanë ezauruar kapacitetet

0 316

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në konferencën e kësaj të premte po flet për inceneratorët dhe situatën e Covid-19 në Shqipëri. Sipas tij, Rama po vendos gjoba për të mbushur thesarin që ka zbrazur për inceneratorët dhe kontratat e tjera abuzive.

Sipas kryedemokratit, “nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët”. Basha përsëriti thirrjen që qeveria të zbatojë planin me 5 pika të prezantuar nga Partia Demokratike.

”Në planin me 5 pika rimbursim i ilaçeve do të lehtësonte, kush mendon për ta çfarë mase ka marrë Edi Rama për ta. Dy orë shfaqje gjithë ai kërcim pupthi në studio u bë për të shmangur përgjigjet se nuk rimburson pacientët me Covid-19, taksat i rriti, çmimin e naftës e ka rritur, të dhënat tregojnë se shqiptaret janë në pikën më të ulët. Ekonomia është në krizë, 0 përgjigje, 0 masa, gjoba njësoj si autoblindat në rrugët e Tiranës nga një shfaqje, përpos 2500 testime, të merren masat dhe paratë për të rimbursuar të sëmurët me Covid-19. Sistemi shëndetësor vazhdon të jetë i pa mbështetur. Asnjë hap në rast të masave shtrënguese mijëra vogëlushë nuk munden që të mësojnë në distancë”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.