Basha: Rama po fshihen viktimat e Covid-19

0 246

Në harkun kohor të 24 orëve, Lulzim Basha doli sërish para mediave këtë herë për të lëshuar akuza të forta ndaj autoriteteve shtetërore jo vetëm për abuzim, por edhe fshehje te viktimave të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Organit të akuzës i kërkoi të merrte të pandehur dy zyrtarë të lartë.

”Nga të dhënat zyrtare kemi krize që thellohet dhe nje numër rekord infektimesh, te cilat manipulohen dhe falsifikohen, numri i infektimeve është shumë me I madh se raportohen. Dje mediat raportuar se edhe drejtori i ndjerë i bashkisë së Tiranës që ndërroi jetë pasi i kishte ndërruar jetëi ati nuk ishte raportuar. Prokuroria duhet të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministrisë së Shëndetësisë”,- tha Basha.

Ndryshe nga sa bën Edi Rama, Lulzim Basha la të kuptohet se nuk humb asnjë dalje kundërshtarit politik për të cilin tha se po shet premtimet e vjetra si të reja.

”Premtimi për heqjen e akcizës është premtimin 2013 dhe e bën prapë siç e bën prape sot gomari po fluturon. as familja e vet se beson”,- tha më tej kreu i PD-së. Lulzim Basha ripërsëriti edhe një herë planin e tij për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga pandemia, duke theksuar se zbatim i tij shmang një mbyllje të dytë fatale për vendin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.