Basha: Rama po u bën presion pronarëve të thonë se kanë marrë pagën e luftës

0 374

Përmes një video në facebook, në përgjigje të videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama ku zbulonte sipas tij mashtrimin e demokratëve, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se një gjë e tillë bëhet për të intimiduar pronarët e bizneseve.

Nga Tirana në zonën 1, Basha u takua me disa pronarë të bizneseve të vogla, duke u prezantuar atyre dhe planin që ka PD-ja për mbështetjen e tyre. Basha nuk i kurseu as akuzat se prioriteti i Ramës është pasurimi i tij personal dhe I 5 oligarkëve.

”Shikoni si e shpenzon kohën, duke gjurmuar si një hajdut i vogël, si një spiun i vogël dhe për t’u rënë nga mbrapa bizneseve, për t’i intimiduar, për t’i frikësuar, sepse thonë të vërtetën. Këto nuk janë sjelljet e një kryeministri të përgjegjshëm, këto nuk janë sjelljet e një burri shteti. Këto janë sjellje të një regjimi në ikje, të një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pas pasurisë së tij personale, të një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve, me të cilët punon dhe për të cilët ka vënë të punojë të gjithë Shqipërinë”.

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Juni 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.