Basha takim me bizneset në Tiranë: Po falimentojnë për shkak të Ramavirusit

0 19

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, këtë të premte ka dalë sërish në terren, ku është takuar me bizneset e njësisë numër 8 në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, Basha shprehet se bizneset po shkojnë drejt falimentit dhe nuk janë ndihmuar nga qeveria, pasi Rama nuk ka asnjë plan konkret ekonomik për të nxjerrë nga kriza e pandemisë biznesin e vogël.

“Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël. Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet. Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.