Basha tallet me PD-në, nuk jep dorëheqje

0 211

Lulzim Basha ka marrë goditje dërmuese politike. Në zgjedhjet e fundit te 6 marsit doli parti e fundit. Grupi i deputetëve te PD e shkatërroi e ku të gjithë i kërkuan të jap dorëheqjen nga kryetar i PD-së. Edhe miqtë e tij më të afërt e kuptuan se nuk kanë asnjë shans më të fitojnë në zgjedhjet e tjera të radhës.

Por Basha përdor hile duke thënë se “jam në dispozicion të zgjidhjes me të mirë për PD”, realisht zgjidhja do të fillonte me dorëheqje të pa revokueshme si kryetar. Me pas le ta drejtojnë zgjidhjen të tjerë në PD që të përbashkojnë demokratët. Ka plotë selia blu, pas tij, si Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti, Grida Duma, etj që mund ta çojnë PD-në drejt një procesi përbashkimi, edhe me kushte ndaj ish-liderit Berisha.

Basha nuk ka aspak ndërmend të jap dorëheqjen. Kjo duket si drita e diellit. Ai po luan, po bën teatër dhe po nxjerrë Kolegjin e Kryetarëve përballë grupit parlamentar që ti përplasë me njeri tjetrin. Ai mblodhi sot në takim kryetarët e degës të PD-së, të cilët realisht janë të emëruar nga Basha dhe paguhen me pagë mujore nga ai e nuk kanë se si të dalin kundër punëdhënësit të tyre.

Basha deklaroi në këtë takim:“Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit se jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.
Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjdhjes kam vënë në dispozicion gjithçka”- këto tha Basha.

Pra tallje me grupin e deputetëve që i dolën kundër dhe tha se kjo situatë nuk vjen nga gabimet e tij, por nga vendimi i 9 shtatorit!

Nuk ka si shprehet me hapur Basha se kaq. Kushdo në PD i cili mendon se Basha do të jap dorëheqje, gabon. Ai e ka ndarë mendjen; të mbajë vulën dhe siglen e PD, zyrat, ofiqet që i vijnë nga firma si kryetar në PD. Me kryeministrin Rama e ka mirë se i shërben, me ambasadorët iu duhet se i prishë punë ish-kryeministrit Berisha.

Ndërsa demokratët të përgatiten që në zgjedhjet e radhës vendore maj 2023, PD-ja nuk do të marrë asnjë Bashki. Mund të marrë ca këshilltarë bashkiakë, por e sigurtë se do të dalë shumë pas LSI-së, sepse në shtator zbret Ilir Meta në drejtimin e kësaj force politike.

“Shtëpia e Lirisë” do të jetë parti e dytë, kurse PD e Bashës e fundit. Dhe do të fitojë prapë Edi Rama.

E gëzofshi demokratë kryetarin derisa t’ua bëjë sallatë partinë e parë opozitare!

Leave A Reply

Your email address will not be published.