Basha thirrje qeverisë: Të hiqet urgjent taksa Rama 240 lekë/litër, do keni mbështetjen tonë!

0 136

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të heqë urgjent taksën Rama 240 lekë për litër nga karburanti. në një dalje për mediat Basha tha se nëse qeveria merr këtë hap, do të kenë mbështetjen e opozitës.

Sipas Bashës, me këtë krizë çmimesh, do të ketë një “dimër” të acartë ekonomik.

“Tre ata janë në kërkim ndërkombëtar, siç ju thashë para 1 viti që ata do ikin. Kaq e madhe ka qenë arroganca, prepotenca e pushtetit saqë e kanë menduar dhe asgjë si ka gjetur. Ne nuk ishim në atë sallë kur ata bënin këto gjëra. Ne nuk i jemi ndarë kësaj afere, ju ftoj dhe ju si media mos t’i ndaheni. Kjo është një pjesë e fajit se pse kjo qeveri mohon krizën që po shkakton rritja e çmimit të naftës. Vetëm këtu qeveria nuk do t’ia dijë, por Edi Rama ia mbath në Dubai, dhe porosit që në media të dalë përgjigja arrogante kundër qytetarëve. Këtu s’ka asnjë masë. Është ndër vendet më të pakta në botë, ku në raport me çmimin e naftës, ajo që merr qeveria është nga 45-60%. Kjo është arsyeja se pse çmimi është kaq i lartë. Nuk bëhet fjalë vetëm për automjetet, pasi karburanti është gjaku i ekonomisë, reflektohet te ekonomia. pranvera po vjen, por po vjen një dimër i acarët ekonomik. Qeveria do që në zgjedhjet e ardhme, që 20 mijë lekshi t’i duket njerëzve 200 mijë leke. Duhet eliminim i taksës Rama për karburantin, apo reduktimin e taksës për akcizën, është emergjente. Si në pandemi, në çdo hap që njerëzit që paguajnë më pak për naftën, njerëzit të kenë mundësi për të blerë për fëmijët e tyre, ata do të kenë mbështetjen tonë. S’ka më kohë për justifikime. Një popull i vjedhur nuk ka më kohë të presë.”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.