Bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Albin Kurti për Kryeministër, Vjosa Osmani për Presidente

0 320

Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti. Kurti do të garojë për kryeministër, kurse Osmani për Presidente e Kosovës, post të cilin po e mban pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tregoi qëllimin e marrëveshjes. ”Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim pa diskriminin”, tha ai.

Për më tepër, Kurti theksoi se”Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri dhe presidente të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta rilegjitimojmë këtë”, tha Kurti, duke shtuar se ka shumë punë të mëdha para por edhe fitore.

Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja që ka arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për të garuar së bashku në zgjedhje, përfaqëson vullnetin e qytetarëve. “Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo

Leave A Reply

Your email address will not be published.